Presidentja Jahjaga çmon mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe për Kosovën

Kosova

Presidentja Jahjaga çmon mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe për Kosovën

Më: 1 prill 2015 Në ora: 12:29

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, jorezidente për Kosovën, zonjën Hafsa Abdullah Mohammed Sharif Al Ulama, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga vlerësoi se marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe janë shumë të mira dhe shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Ajo e çmoi lartë mbështetjen që Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë dhënë Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit.

Presidentja Jahjaga e uroi ambasadoren Hafsa Abdullah Mohammed Sharif Al Ulama për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të saj si ambasadore jorezidente e Emirateve të Bashkuara Arabe në Republikën e Kosovës.

Ambasadorja Hafsa Abdullah Mohammed Sharif Al Ulama shprehu përkushtimin e vendit të saj për të thelluar dhe fuqizuar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës në çdo sferë me interes dypalësh. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat