Komandant “Cobra”: Listat e UÇK-së, u fryn 4-5 fish. Në luftë ishim për të luftuar, jo për libreza...

Kosova

Komandant “Cobra”: Listat e UÇK-së, u fryn 4-5 fish. Në luftë ishim për të luftuar, jo për libreza...

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 1 prill 2015 Në ora: 10:04

Bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Naser Vllasi, komandant “COBRA”, thekson se u bë bujë e madhe rreth çështjes së listave të veteranëve të luftës.

Ai thotë se është bërë një zhagitje e panevojshme e këtyre listave dhe në momentin kur filluan me publikimin e disa zonave dhe Brigadave të listave të veteranëve aty është vërejt se ka pas individ të cilët janë befasua me daljen e emrit të tyre në ato lista.

“Çka jep një element, që, në mesin e neve komandantëve që e kemi bë verifikimin e çdo ushtari apo individi veç e veç kemi mundur të fusim edhe ndonjë person që s’ka qenë as vet në dijeni. Këto janë aktuale jo vetëm në listat e UÇK-së, por këto ndodhin në çdo luftë. Krejt kjo për mua është shumë qesharake që institucionet e Kosovës, këtu e kam fjalën për shoqatat e dala nga lufta dhe jo për Qeverinë, se kjo e fundit i ka dhënë mundësi Komisionin qendror që me komandantët e zonave dhe brigadave që të bëjnë një verifikim të mirëfilltë”, thotë Vllasi për gazetën “Bota sot”.

Mirëpo, sipas tij, tash po duket që politika edhe pse ua ka dhënë të gjitha mundësit qëndron prapa shtimit të fryrjes së listave për shumëfish.

“Pra, këto lista janë të fryra 4-5 herë më shumë sesa që kemi qenë në luftë, sepse nëse i kthehemi kohës së luftës, brigadat si ajo në Koshare dhe Pashtrik, nuk besoj që ka pas ushtarë më shumë në Kosovë në atë kohë sesa në ato dy Brigada. Kur dihet se në Pashtrik dhe Koshare kanë qenë rreth 5 mijë ushtarë. Dhe sikur të ishin rreth 50 mijë ushtarë ashtu siç kanë aplikua ne nuk kemi pas nevojë të përgatitemi e stërvitemi aq shumë edhe të futemi në luftime për thyerjen e kufirit”, shprehet bashkëluftëtari i Sali Çekajt.

Ai thekson se këtu del se janë që të gjithë qesharak ata komandantë që kanë lejuar një individ që ta fusin në listat e veteranëve.

“Pra, nëse shkojmë në atë drejtim unë jam një prej komandantëve që nuk mundet askush me ma bë me gisht, pasi nuk e kam bërë shtimin e asnjë personi, as familjari e askujt tjetër. Familja ime nuk ka qenë sikur e atyre komandantëve jashtë Kosovës, por ka qenë brenda territorit të Kosovës edhe ty ku është bombardua nga Serbia. Pra, me këtë dëshmohet se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, me Shtabet e zonave dhe komandat e brigadave dhe të zonave, del se faji na bie vet strukturave komanduese. Pasi kur jemi në situata të vështira jemi të gjithë një vend dhe kur njihemi të lirë ia kthejmë shpinën njëri – tjetrit e ata që e kanë lekun në dorë, dalin sot me dokumentacion më të kompletuan se kur kanë qenë të kyçur dhe tash po dëgjoj se ka edhe libreza se kanë lëshuar edhe në luftë. Dhe mua në luftë më është duhur arma që ta luftoj armikun e jo libreza që të identifikohem si luftëtarë”, thotë komandant “COBRA”.

Ai shprehet se, kjo është me të vërtet edhe qesharake edhe jo serioze nga strukturat komanduese, duke aluduar te ata që kanë lëshuar dhe marr vërtetime me para, ose që e kanë pas qëllim që në mënyrë të turpshme të i regjistrojnë familjet e tyre të ngushta apo të gjera nëpër lista të tilla.

“Unë jam i sigurt që ka edhe dëshmorë të cilët janë vrarë në rrethana të dyshimta, ku duhet me u krye një hetim se a i takon statusi i dëshmorit apo i martirit, ose që është viktimë civile, por dëshmorë. Po ashtu, jam i sigurt se ka invalid të luftës që janë shëruar nëpër spitale të okupatorit, apo në spitalet civile si ushtarë të UÇK-së, dhe kjo për mua është e paqartë se si një armik aq barbarë e merr dhe e shëron një pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nuk i ngrit as padi e sot është një listat e invalidëve të UÇK-së dhe në këtë mënyrë gjaku i derdhur po shkelet më së shumti”, thekson Vllasi.

Më tej komandanti pohon se, publikimi i listave të veteranëve të UÇK-së, për të do të jetë një bum më i rënd sesa lufta kur ka fillua në Kosovë.

“Pra, një bum më i rëndë sesa ato që i kemi përjetuar nga armiku, pasi nga armiku nuk pret asgjë të mirë, përveç torturimeve, vrasjeve, plaçkitjeve, dhunimeve e përdhunimeve dhe gjenocidin e kryer ndaj nesh. Mirëpo, tash 16 vite paslufte ne mos t’i kemi listat e gatshme kjo është turp, së pari për neve që kemi marr pjesë në luftë dhe kemi tolerua dhe kemi pranuar që t’i plotësojmë aplikacionet. Pra, nëse kemi pas struktura komanduese pse nuk i kanë listat? Së pari duhet përgjegjësia të kërkohet te strukturat tona komanduese dhe të shikohet se a e ka kryer çdo nivel komandues rolin e vet apo jo. Siç duket janë marr më shumë mes veti duke i ëndërruar pozitat dhe kolltukët paslufte”, shprehet ai.

Bashkëluftëtari i Sali Çekut thotë se, kundërshtimi i listave nga disa komandantë është i palogjikshëm, pasi nuk është dashur të lejohet aplikimi që të i maltretojnë ushtarët dhe invalidët që t’i hapin plagët e familjeve të dëshmorëve dhe të i vejnë në dyshime se a e kemi pas serioz atë luftë, apo e kemi pasur për interesa personale.

“Listat po i kundërshtojnë ata që nuk u pajuan që të kenë numër më të vogël të ushtarëve, ndoshta mendojnë që me pas numrin sa më të madh të ushtarëve dhe të luftëtarëve që të dalin komandantët sa më mirë për publikun”, thotë komandanti Naser Vllasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat