Politikanët dhe zyrtarët e lartë nuk preferojnë QKUK-në

Kosova

Politikanët dhe zyrtarët e lartë nuk preferojnë QKUK-në

Më: 1 prill 2015 Në ora: 09:22

Jo vetëm qytetarë të vendit por edhe politikanë dhe zyrtarë të lartë vendorë nuk e preferojnë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Këtë e pohon Dr Xhemajl Selmani, drejtues i sindikatës së QKUK-së. Ai tha për Radio Kosovën se zyrtaret e lartë institucional, jo që personalisht nuk kërkojnë trajtim mjekësorë në këtë institucion , por edhe familjaret e tyre i dërgojnë jashtë vendit.

"Ata dinë me i dërgua edhe gjyshet edhe nënat e tyre 70 deri 80 vjeç i dërgojnë për mjekim jashtë vendit e perëndimit. Ne kemi ngel me rroga të dhe këta për katër vjet po lulëzojnë, i’u dalin shpijatë si kërpudhat pas shiut me nga 1 mijë metra e 1 mijë e 500 metra, makinat eee. ..", tha Selmani.

Ndërsa, deputeti i PDK-së Nahit Hasani e pohon një gjë të tillë duke thënë se preferon institucionet shëndetësore publike për çfarëdo problemi.

"Më vjenë keqë vetë kamë qenë në trajtim në klinikë, babën e kamë pas në klinikë, gruaja është pjesë e Klinikes, fëmija janë pjesë e klinikës edhe me lindje.", tha Hasani.

Ne pyetem krye parlamentarin Kadri Veselin, se në rast të problemeve shëndetësore, do ta preferonte trajtimin mjekësorë në QKUK apo jashtë vendit.

" E preferoj Qendrën Klinike Universitare të cilëve duhet me i’u përmirrua kushtet, i kemi mjeket e jashtëzakonshëm dhe mos të krijojmë dyshime në mjeket tanë të cilët janë shumë profesional.", tha Veseli.

Time Kadrijaj nga Komisioni parlamentar për shëndetësi thotë se kanë njohuri se personat që udhëheqin me vendin në raste të shpeshta dalin jashtë Kosove për trajtim mjekësorë.

" Është e vërtet që pacientët që shkojnë dhe trajtohen jashtë vendit, janë pacientë dhe zyrtarë të lartë të cilët kanë buxhet të mjaftueshëm", tha ajo.

Deputeti i VV Rexhep Selimi, thotë se zyrtarët e lartë duhet ti ofrohen shërbimeve publike edhe pse ai ka një shpjegim rreth shërbimeve shëndetësore që ofrohen nga këto institucione.

"Ajo çfarë ofron sistemi publikë është jo e kënaqshme, jo që ofron për ne, por që ofron për qytetaret. Unë dua të them që ne si personalitete publike, çoftë deputetë, ministra dhe të tjerë që kemi përgjegjësi publike. Ne duhet që edhe në mënyrë ti drejtohemi për shërbim edhe institucioneve arsimore publike edhe atyre shëndetësore publike, për të qenë solidarë për atë se çfarë ofron për qytetaret ky sistem", tha ai.

Time Kardijaj nga Komisioni parlamentar për shëndetësi kërkon nga institucionet vendimmarrëse që të rritet buxheti për shëndetësi në mënyrë që të përmisrohen shërbimet shëndetësore në Institucionet publike në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat