Nisin zgjedhjet e brendshme në AAK-në e Pejës

Kosova

Nisin zgjedhjet e brendshme në AAK-në e Pejës

Më: 31 mars 2015 Në ora: 23:55

AAK bën të ditur se të shtunën fillon procesi i zgjedhjeve të brendshme në Pejë.

Sipas një njoftimi për media nga dega e AAK-së në këtë qytet të shtunën do të mbahen dy kuvende zgjedhore, në nëndegën e Kristalit me fillim në ora 19:00 në restorant “AS” dhe në nëndegën e Qallapekut në ora 20:00.

Në të dy këto kuvende përveç zyrtarëve të degës, do të marrë pjesë edhe Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Sipas orarit të miratuar nga kryesia qendrore, kuvendet e nëndegëve duhet të kryhen deri me 15 maj, ndërsa kuvendet e degëve deri më datë 30 maj, dhe më pas do mbahet kuvendi qendror i AAK-së.

Në ditët në vijim, sipas orarit do të mbahen kuvendet në 72 nëndegët e AAK-së në Pejë dhe pastaj pas kuvendit të Aleancës së gruas dhe Aleancës së të rinjve do të mbahet kuvendi i degës, që pritet të mbahet më datë 30 maj./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat