Fazliu: 100 persona nga Zona e Llapit janë përjashtuar nga listat

Kosova

Fazliu: 100 persona nga Zona e Llapit janë përjashtuar nga listat

Më: 31 mars 2015 Në ora: 22:28

Kryetari i veteranëve të UÇK-së pranë zyrës së kryeministrit Faik Fazliu ka thënë se 100 persona që kanë fituar statusin e veteranit ose invalidit të UÇK-së në listat e para të Zonës Operative të Llapit janë përjashtuar nga lista.

Fazliu në një debat në RTV 21 ka premtuar se javën e ardhshme do të publikohen listat e të gjitha zonave që kanë mbetur pa u publikuar.

Deri më tani janë publikuar listat e Zonës së Llapit, Shalës, Nerodimes, Pashtrikut dhe Karadakut.

Publikimi i tyre ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e ish-ushtarëve të UÇK-së ndërsa dje është mbajtur edhe një protestë para ndërtesës së Qeverisë./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat