U kthyen 3 mijë emigrues ilegal, deri në fund të viti, priten edhe 7 mijë të tjerë

Kosova

U kthyen 3 mijë emigrues ilegal, deri në fund të viti, priten edhe 7 mijë të tjerë

Më: 31 mars 2015 Në ora: 20:20

E kishin lënë Kosovën me shpresën që të gjenin një jetë më të mirë në Evropë, por pas pak muajve u kthyen prapa.
Fat të njëjtë kanë edhe shumë qytetarë të Kosovës që në mënyrë jo ligjore emigruan drejt Evropës. Zyrtarë në departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim të MPB-së, thonë se numri i kosovarëve në tre mujorin e parë të këtij viti, është shumëfish më i madh krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar .
“Shohim që ka një rritje prej 170%. Cka do të thotë që numri i të ripranuarve deri tani d.m.th. janar-mars 2015 është rreth 3 mijë të ripranuar”, tha Sefadin Kuqi.
Kjo shifër është si rezultat i fluksit të fundit të azilkërkuesve kosovarë në shtetet e BE-së. Nëse ky trend vazhdon i madh pritet të jetë edhe numri total i të riatdhesuarve këtë vit.
“Nëse e shohim që vetëm për 3 muajt e fundit ka pas një rritje 170%, do të thotë kjo do të jetë edhe rritja në përgjithësi për këtë vit. E që i bie, nëse llogarisim, për mbi 10 mijë persona”, tha ai.
Por, çfarë do të ndodh pasi të kthehen ata në Kosovë. Departamenti për riintegrimin e personave të riatdhesuar, njofton se ata përfitojnë asistencë mjekësore sapo të hyjnë në Kosovë, transport deri në vendin e lindjes dhe ndërmjetësim për punësim. Nga ky departament bëjnë me dije se përfitimet e tjera nuk do të ketë. Madje theksojnë se ndihmesat janë më të vogla krahasuar me ata që e kanë lëshuar Kosovën para vitit 2010.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat