Ymeri pret në takim Ambasadorin e Austrisë

Kosova

Ymeri pret në takim Ambasadorin e Austrisë

Më: 31 mars 2015 Në ora: 17:58

Ambasadori i Austrisë, Johann Brieger, u prit sot në takim nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, Deputetja, Shqipe Pantina, dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi.

Kryetari Ymeri paraqiti qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket nevojës urgjente për një model të ri të zhvillimit ekonomik të bazuar në prodhim, si dhe rrezikun që vjen nga mbingarkesa e buxhetit të shtetit me borxhe, të cilit edhe ashtu i mungon një qasje e re sa i përket stimulimit të punësimit përmes prodhimit. Kryetari Ymeri gjithashtu theksoi dëmin që po i bëhet sovranitetit të Republikës së Kosovës përmes kompetencave që po i kalohen Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe përpjekjen për themelimin e Gjykatës Speciale.

Ambasadori Brieger bëri urimet e tij për Kryesinë e re që ka dalë nga zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe theksoi nevojën për rritjen e vëmendjes në problemet e arsimit dhe shëndetësisë në Kosovë, gjë për të cilën palët ranë dakord. Më tej, Ambasadori Brieger dha qëndrimet e tij lidhur me situatën politike aktuale në Kosovë, dhe shprehu edhe shqetësimin për eksodin e shqiptarëve të Kosovës, shumë prej të cilëve kanë pasur si destinacion edhe shtetin e Austrisë. Ai theksoi nevojën për një qasje të re në ekonominë e Kosovës që do ta përmirësonte gjendjen në këtë drejtim.

Takime të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen më qëllim rritjen e bashkëpunimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat