Përkujtohen 106 martir në fshatin Pastasellë

Kosova

Përkujtohen 106 martir në fshatin Pastasellë

Më: 31 mars 2015 Në ora: 17:27

Në fshatin Pastasellë të komunës së Rahovecit, u mbajt tubim përkujtimor në 16 vjetorin e vrasjes së 106 martirëve të cilët u vranë dhe u masakruan nga ushtria dhe paramilitarët serb, ku pasi që u varrosën nga banorët e këtij fshati, paramilitarët serb u kthyen dhe i nxorën trupat nga varret për ti dërguar në drejtime të panjohura.

Pjesëmarrës të këtij tubimi përkujtimor ishin nënkryetari i komunës së Rahovecit, Xhemali Haxhimustafa, drejtorët e drejtorive komunale,të mbijetuar, familjar të të masakruarve dhe banorët të fshatrave për rreth të cilët kishin ardhur për të nderuar të rënët e datës 31.03.1999.

Një fjalë rasti në këtë tubim përkujtimorë ka mbajtur nënkryetari i komunës së Rahovecit ,Xhemali Haxhimustafa .
“Ne sot këtu erdhëm që të shënojmë përvjetorin e 16 e burrave të dheut që hyrën në legjendën e masakrave të bëra nga dora vandale gjakpirëse serbe. Rezistenca jonë motra e vëllezër nuk u thye me shekuj para barbarëve ,andaj dhe nuk do të thyhet para askujt dhe kurrë , sepse tani jemi më të fortë e më të bashkuar më krenarë dhe nuk ka më forcë që mund të na shemb ,sepse këto varre pranë të cilave sot jemi janë simbolet e një kalaje që u ngrit me gjak e ndjerës e që quhet Kosovë dhe për neve Kosova është gjaku që nuk falet dhe nuk do të falim asgjë”, përfundon fjalimin e tij nënkryetari Haxhimustafa.

Ramadan Krasniqi, anëtar i këshillit të fshatit Pastasellë dhe familjar i dëshmorit të Kombit Milaim Isa Krasniqi thotë se :”Edhe pse janë bërë 16 vjet që nga vrasja e më të dashurve tanë , ne i kujtojmë të vrarët në fshatin tonë, dhe të gjithë e dimë se lufta ka anën pozitive dhe anën negative, ana pozitive në këtë rast është se këta ranë për lirinë e këtij vendi, kurse ana negative është se këta të rënë mbetën pa e prekur ëndrrën për lirinë e Kosovës , ëndërr të cilën e kishte edhe dëshmori i Kombit Milaim Isa Krasniqi”.

Të vrarët në këtë masakër nuk ishin të gjithë nga fshati Pastasellë, por edhe të fshatrave për rreth siç janë : Senoc, Koznik, Polluzhë, Qifllak, Kramovik, Guri i Kuq, Zatriq të komunës së Rahovecit, si dhe nga komuna e Klinës dhe e Pejës. Banorët e këtij fshati ,e ndiejnë veten të lënduar pasi që për vrasjen dhe masakrimin e më të dashurve të tyre ende askush nuk është dënuar deri më sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat