Bazo vlerëson lartë kontributin e KFOR-it

Kosova

Bazo vlerëson lartë kontributin e KFOR-it

Më: 31 mars 2015 Në ora: 17:19

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, priti sot ne një takim shefin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Gjeneral Major Jeronim Bazo, ku u tha se oficerët e stafit shqiptarë në shtabin e KFOR-it, po jep një kontribut të jashtëzakonshëm.

Gjatë takimit u diskutuan shumë tema lidhur me zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe gjendjen socio-ekonomike në Kosovë.

Gjenerali Figliuolo theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Forcave të Armatosura Shqiptare dhe KFOR-it, dhe gjithashtu shprehu vlerësimin e tij për kontributin e jashtëzakonshëm të oficerëve të stafit shqiptarë të NATO në Shtabin e KFOR-it.

Gjenerali Bazo, duke riafirmuar angazhimin e Forcave të Armatosura Shqiptare në KFOR, theksoi rolin vendimtar të misionit në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurtë, si dhe lirinë e lëvizjes, duke krijuar kushtet e nevojshme për të ndihmuar dhe mbështetur progresin, demokracinë dhe modernizimin në Kosovë.

Sipas një komunikatë të KFOR-it, në përfundim të bisedimeve, të dy gjeneralët konfirmuan se ky bashkëpunim produktiv do të vazhdojë në të ardhmen, palët u pajtuan që KFOR-i është një histori suksesi dhe kështu duhet të mbetet.

Ndryshe, shefi shqiptar i Mbrojtjes dhe Komandanti i KFOR-it janë takuar në shtator 2014 në Tiranë, si pjesë e bisedimeve të vazhdueshme të nivelit të lartë dhe këto takime të rregullta mbahen me Shefat e Mbrojtjes të vendeve të ndryshme në kufi me zonën e përgjegjësisë së KFOR-it./kp

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat