KFOR-i turk dhuroi 50 paku ushqimore e veshmbathje për familjet në nevojë

Kosova

KFOR-i turk dhuroi 50 paku ushqimore e veshmbathje për familjet në nevojë

Më: 31 mars 2015 Në ora: 16:44

Janë 50 familje, nga radhët e të gjitha komuniteteve, që janë mbështetur me nga një pako me gjëra themelore ushqimore dhe veshmbathje të ndryshme, nga KFOR-i turk që vepron në kuadër të trupave shumëkombëshe në vendin tonë.

Ky donacion për familjet me nevojë është fryt i bashkëpunimit që ka KFOR-it turk me komunën e Mitrovicës, përkatësisht nënkryetarin për komunitete Eroll Zekiria dhe është realizuar së bashku me Drejtorinë për Integrime dhe Mirëqenie Sociale.

Në shpërndarjen e këtyre ndihmave ka marrë pjeës edhe vet komandanti i trupave turke të KFOR-it, gjenerali Omer Faruk Demircioglu, që ka biseduar me përfituesit dhe është interesuar për kushtet dhe jetën e tyre.

"Në kuadër të bashkëpunimit që kemi me KFOR-in turk, 50 familje nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Mitrovicë, kanë përfituar nga një pako ushqimore me gjëra elementare dhe veshmbathje për katër anëtarë të familjes, në vlerë prej mbi 30 euro", tha nënkryetari për komunitete Eroll Zekiria.

Gjenerali Demircioglu tha se ky është një kontribut i vogël për familjet që kanë nevojë. “Ne e dimë se kjo është e pamjaftueshme, mirëpo duam të vazhdojmë mbështetjen e deritashme për popullin e Kosovës, gjë që do ta bëjmë edhe në të ardhmen në forma të ndryshme", ka thënë ai.

Përzgjedhja e përfituesve të pakove ushqimore që i ka dhuruar KFROR-i turk, është bërë në bashkëpunim me zyrtarët e Drejtorisë së Integrimeve dhe Mirëqenies Sociale, të cilët kanë asistuar edhe në shpërndarjen e pakove ushqimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat