A po i mbylle (para)politika çerdhet ne Prishtinë?

Kosova

A po i mbylle (para)politika çerdhet ne Prishtinë?

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 31 mars 2015 Në ora: 11:14

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka marr vendim për mbyllje e çerdheve në Prishtinë. Ky vendim vjen si pasojë e asaj që më herët i kanë licencuar pa kurrfarë kriteri e tash thirren në atë se gjoja po marrin masa.

Ky vendim i MASHT-it përpos faktit se dëmton prindërit dhe procesin e edukimi të fëmijëve, hapë edhe punë për antikorrupsionin dhe prokurorinë, që të konstatohen dyshimet të cilat janë hedhur për proces korruptiv dhe politik të licencimit.

Pronarët e çerdheve në Prishtinë, të njohur për redaksinë tonë thonë se këtu ekziston një zinxhirë i instaluar nga PDK-ja i cili licencon vetëm institucionet e bashkpartiakve, apo të atyre që lidhen me interesa me ta.

“Kush i ka nënshkruar vendimet për licencime të universiteteve që pajisnin me diploma kuadrot e PDK-së nëpër institucione? Të njëjtit që i nënshkruajnë në fund edhe ato për licencimin e institucioneve të tjera”, thonë pronarët e çerdheve për gazetën “Bota sot”.

Sipas tyre, ka shumë ankesa se pronaret e çerdheve shantazhohen për arsye banale infrastrukturore, të cilat janë vu aty veç për me selektua sipas nevojave dhe interesave të veta.

Me këtë çështje duhet të merret edhe Parlamenti dhe shoqëria civile, dhe të formohet një komision miks i cili do të verifikoj licencat e dhëna dhe arsyet për refuzimin e të tjerëve, të cilat shpeshherë janë të njëjta.

Duke qenë se licencat janë në themel të krimit të organizuar dhe korrupsionit, vija e parë e selektimit, në këtë proces duhet të përfshihen edhe ndërkombëtarët, për të mbrojtur bizneset private dhe një edukim (jopolitik) të fëmijëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat