Demaku: Veteranët e UÇK-së të durueshëm. Fajtorë janë politikanët, askush tjetër

Kosova

Demaku: Veteranët e UÇK-së të durueshëm. Fajtorë janë politikanët, askush tjetër

Më: 31 mars 2015 Në ora: 09:43

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Fadil Demaku, ka kërkuar maturi dhe përmbajtje nga veteranët, pasi zgjedhja e statusit të tyre është afër.

Siç shihet protesta e djeshme e veteranëve të UÇK-së e cila kaloj edhe kufirin e normales, e ka shtyrë deputetin e Kosovës që të reflektoj për gjendjen e tyre.

Demaku thotë se "Veteranet e UÇK-së deri më tani kanë treguar maturi dhe durim ekstrem" duke kërkuar që këtë ta bëjnë edhe pak ditë pasi zgjedhja është afër.

Ai gjithashtu ka thënë se shumica e veteranëve, lirinë e kanë përjetuar si sadisfaksion, derisa ka pranuar se për gjendjen e tyre fajtorë janë njerëzit të cilët sot janë në politikë.

“Veteranet e UÇK-se deri më tani kanë treguar maturi dhe durim ekstrem. Besoj që edhe tani do e bëjnë kur është afër zgjidhja.
Por rreth 70 % e veteranëve të vërtetë tani 16 vite pas lufte lirinë e kanë përjetuar vetëm si sadisfaksion e fajtorët për gjendjen e tyre jemi ne që jemi në politikë dhe jo dikush tjetër”, shprehet deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Fadil Demaku. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat