Selimi: Njohja nga Rumania nuk është larg

Kosova

Selimi: Njohja nga Rumania nuk është larg

Më: 31 mars 2015 Në ora: 01:11

Selimi ka shprehur mirënjohje ndaj shtetit të Rumanisë që, pavarësisht mosnjohjes së deritashme, është treguar konstruktive dhe e ka përkrahur anëtarësimin e Kosovës në institucione të ndryshme ndërkombëtare gjë që, sipas tij, lë të shpresohet se edhe njohja e plotë e pavarësisë së Kosovës nga ana e Rumanisë nuk është larg.
Selimi e ka informuar delegacionin rumun që përbëhej nga këshilltarë të lartë politikë, senatorë, gazetarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, rreth përkushtimit të Kosovës në konsolidimin e shtetndërtimit. Ai ka thënë se Kosova ka ndërtuar një demokraci qytetare, e jo një demokraci etnike, dhe se i gjithë spektri politik mbetet i përkushtuar në forcimin e mëtejmë të përfshirjes së të gjitha komuniteteve në Kosovë, duke shtuar se një gjë e tillë garantohet edhe me Kushtetutë.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka bërë me dije se prioriteti kryesor i Kosovës mbetet integrimi në BE dhe NATO. Gjithashtu, ai ka thënë se nënshkrimi i MSA-s do të bëhet brenda këtij viti. Selimi ka paralajmëruar se Kosova së shpejti do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe për marrjen e udhërrëfyesit për përfshirje në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat