Hamiti: Ahmeti po i largon profesionistët nga Komuna e Prishtinës (Video)

Kosova

Hamiti: Ahmeti po i largon profesionistët nga Komuna e Prishtinës (Video)

Më: 30 mars 2015 Në ora: 22:25

Sami Hamiti, shef i grupit të asamblistëve nga LDK-ja, ka kritikuar qeverisje e Vetevëndosjes, duke shtuar se kryetari Shpend Ahmeti me politikat e tij të dështuara po i largon profesionistët nga Komuna e Prishtinës.
Ai këto komente i ka bërë në emisionin politiko-satirik 'Rrokum Roll' me Fidan Jupollin në Tv Rrokum.
Hamiti ka theksuar se qeverisja e Vetëvendosjes në Prishtinë është shumë e dobët dhe qeverisja e tij sipas Hamitit deri me tash ka treguar parametrat mjaft të dobët.
Shefi i parlamentarëve të Prishtinës nga LDK, duke bërë paralele të qeverisjes së Isa Mustafës me ata të Shpend Ahmetit ka treguar se kjo e fundit në krahasim me të parën asht mjaft e dobët si në aspektin ekonomik, infrastrukturor, administrativ etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat