Çollaku: MSA-ja nënshkruhet në verë, nëse nuk ka implikime

Kosova

Çollaku: MSA-ja nënshkruhet në verë, nëse nuk ka implikime

Më: 30 mars 2015 Në ora: 22:18

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, në një intervistë në Klan Kosova, bëri me dije se nëse nuk do të dal ndonjë implikim tjetër, atëherë Marrëveshja për Stabilizim Asociimin do të nënshkruhet në këtë verë.
“Jam i impresionuar për të mirë me deklaratën e Avramopoulos. Njëkohësisht edhe deklaratat e Mogherinit ishin inkurajuese. Kjo po ndodh se Kosova është futur në një proces të tillë, shumë më të lartë të agjendes Europiane. Këtë vit presim që sa më shpejt të nënshkruajm MSA-në. Presim që kjo të ndodh në verë, nëse nuk ka ndonjë implikim. Deri sa kemi 5 shtete që nuk na kanë njohur, atëherë mund të kemi problem”, tha ai.
Çollaku më tej tha se është i bindur në përmbushjen e shpejt të kritereve për Liberalizim të Vizave.
“Bazuar në planin e punës, unë jam i bindur se do ti përmbushim detyrimet e mbetura për Liberalizim të Vizave”, tha Ministri i Ingetrimeve.
E Çollaku që kishte përgjegjësi në dialog me Srebinë në mandatin e kaluar, kujton disa momente të vështira të rrugës për arritjen e marrëveshjes së 19 prillit,
“Ne momentin që kemi qenë në prag të marrëveshjes, ne biseduam shumë gjatë dhe nuk arritëm marrëveshje, pastaj u kthyem. Por, ndërmjetësuesi na kukoj të kthehemi prap, dhe pas negociatave shumë të mundishme, shumë të vështira, dhe në fund arritën te pika e marrëveshjes dhe menduam që ky ishte momenti që duhet ta bëjmë. Dhe në fund, baronesha më tha se ‘a e dini se crfarë karriere të mirë ju pret në të ardhmen dhe se sa punë të mirë keni bërë’”, tha ai.
E për ata që migruan ilegalisht, Çollaku tha: “Është gjë që dihet. Ata tashmë e kanë të qartë se nuk do të ketë azil dhe do të kthehen në Kosovë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat