Qeriqi: Procesi i verifikimit të veteranëve u politizua

Kosova

Qeriqi: Procesi i verifikimit të veteranëve u politizua

Më: 30 mars 2015 Në ora: 20:05

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, thotë se do të dalin në rrugë, nëse Komisioni për Verifikimin e Veteranëve nuk mban premtimin për publikimin e të gjitha listave, deri në fund të javës së ardhshme.
Ai tha se ky proces u politizua.
Xhevdet Qeriqi thotë se nuk ka arsye për zvarritjen e publikimit të listave të verifikimit të veteranëve. Paralajmëroi protesta, nëse nuk mbahen premtimet.
“Kjo është bërë qëllimshëm edhe është politizu ky proces për arsye se ka në listat e publikuara deri më tani edhe njerëz të politikës, edhe ka njerëz të cilët fare nuk kanë qenë në luftë edhe janë fut në këto lista edhe gjitha kjo ka ba që ky proces të stërzgjatet”, tha Qeriqi.
Tha se po nuk u mbaj premtimi për publikim të listave më së largu në fund të javës së ardhshme, do të dalin sërish në rrugë.
“Në rast se nuk ndodh atëherë prapë ne detyrimisht që dalim në rrugë edhe i kërkojmë të drejtat tona”, tha Qeriqi për RTV 21.
Qeriqi tha se më 8 prill do të takojnë Kryeministrin Mustafa, pasi po kërkojnë ndryshimin e ligjit për veteranët e UÇK’së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat