Mustafa priti një delegacion të drejtësisë së Turqisë

Kosova

Mustafa priti një delegacion të drejtësisë së Turqisë

Më: 30 mars 2015 Në ora: 19:36

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot një delegacion të lartë të Akademisë së Drejtësisë të Turqisë, i kryesuar nga kryetari Yılmaz Akçil.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa theksoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke i njoftuar me agjendën e prioriteteve të Programit të Qeverisë, ku veçoi angazhimin e vazhdueshëm për krijimin e kushteve që të sundoj ligji në Kosovë, i cili është një ndër parimet themelore të Programit Qeverisës.

Kryeministri i njoftoi edhe me të arriturat në këtë drejtim gjatë kësaj periudhe njëqind ditore të Qeverisë, duke shtuar se Qeveria mbështet të gjitha reformat të cilat ndërmerren në reformimin e sistemit gjyqësor dhe krijimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, efikas dhe kredibil, e që garanton sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Kryetari i Akademisë së Drejtësisë të Turqisë, Yılmaz Akçil, ka vlerësuar progresin në Kosovë duke shprehur përkrahjen për proceset e avancimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Gjatë takimit, ku mori pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, u bisedua edhe për format konkrete të bashkëpunimit dhe të mbështetjes së Akademisë së Drejtësisë së Turqisë për institucionet e drejtësisë në Kosovë dhe për proceset e tjera të shkëmbimeve në fushën e drejtësisë, ndërmjet dy shteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat