​Mblidhen për ndalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit

Kosova

​Mblidhen për ndalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit

Më: 30 mars 2015 Në ora: 16:42

Të hënën u mbajt takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit, që shpie në Terrorizëm 2015-2020, i udhëhequr nga Edon Myftari, këshilltar për Siguri Nacionale i kryeministrit Isa Mustafa.

Në këtë takim njoftues, u bisedua për qëllimin dhe objektivat e strategjisë si dhe për bashkërendimin e punës ndërmjet akterëve vendorë e ndërkombëtarë që do të punojnë në hartimin e kësaj strategjie të rëndësishme.

Qeveria e Republikës së Kosovës më 11 mars ka marr vendim për themelimin e grupit punues për hartimin e strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, që shpie në terrorizëm 2015-2020, në përbërje të të cilit do të jenë përfaqësuesit e institucioneve kryesore në Kosovë, përfaqësuesit e medieve, të bashkësive fetare, përfaqësuesit e OJQ-ve dhe ekspertë të tjerë vendorë e ndërkombëtarë./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat