Rama i kënaqur me mbështetjen e Turqisë për FSK-në

Kosova

Rama i kënaqur me mbështetjen e Turqisë për FSK-në

Më: 30 mars 2015 Në ora: 16:28

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan.

Gjeneral Rama, pasi e falënderoi ambasadoren Ozan për vizitën e njoftoi atë mbi zhvillimin e FSK-së, trajnimet, shkollimet dhe stërvitjet që po zhvillohen sipas planifikimeve për këtë vit.

Gjithashtu, komandanti i FSK-së, u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur me nivelin e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë e gjithashtu edhe për ndihmën e pakursyer në këtë fushë që po jep Ministria e Mbrojtjes dhe Republika e Turqisë.

Gjeneral Rama u shpreh i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit edhe më tutje në të mirë të bashkëpunimit bilateral që kanë Turqia dhe Kosova.

Ambasadorja Ozan u shpreh se bashkëpunimi, mbështetja si dhe përkrahja do të vazhdojë edhe në të ardhmen për FSK-në.

Ajo siguroi gjithashtu se bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura do të vazhdoj me intensitet të njëjte edhe në të ardhmen, në fushat me interes të përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat