Njerëzit me maska, sfidë për Policinë e Kosovës

Kosova

Njerëzit me maska, sfidë për Policinë e Kosovës

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 30 mars 2015 Në ora: 14:27

Njerëzit me maska nuk kanë të ndalur! Ata tashmë po shihen në çdo vend të Kosovës. Në çdo biznes kanë filluar të hyjnë dhe të plaçkitin. Madje, ata, aty ku nuk mund të marrin asgjë po vrasin edhe njerëz ta pafajshëm, punëtorë të sigurimit të cilët janë në vendin e tyre të punës.

Një vrasje e tillë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të ditës së hënë. Në vendin e punës maskat e vranë 44 vjeçarin Nexhat R. punëtor i sigurimit në Qendrën Tregtare “Albi Mall”.

Roja i sigurisë është qëlluar me armë zjarri nga tre persona që për cak kishin vjedhjen e një kasaforte në njërin nga lokalet e kësaj qendre.

Policia ka konfirmuar se për rastin në fjalë ka marrë informatën rreth orës 01:30 dhe se ka reaguar menjëherë.

Eksperti i sigurisë Avni Islami, thotë se shpeshtimi sulmeve ndaj rojave të sigurimit nga ana e njerëzve me maska është shqetësuese dhe frikuese.

“Së pari, tashmë është bërë rrezik i madh për vet pjesëtarët e rojeve të sigurimit, ku jeta e tyre është ven në rrezik dhe ata kanë filluar të mendojnë për sigurimin e jetës së tyre personale”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, vetëm në dhjet ditët e fundit janë ballafaquar rojet e sigurisë me njerëzit me maska ku njëri nga ta e këta ka humbur jetën si pasoj e plagëve të marra nga armë zjarri.

“Një pjesë të përgjegjësisë e bartin edhe institucionet e Kosovës të cilat nuk ju kanë përgjigj në kërkesën e kompanive të sigurimit për pajisjen me armë të cilat do të përdoreshin vetëm në rastet ekstreme të vetëmbrojtjes ose në rastin më të lehtë vetëm si paralajmërim. Për këtë duhet që sa më shpejt të pajisen me armë personat të cilët gjenden në roje dhe kjo do ti zvogëlonte rastet e vjedhjeve, por edhe do të shpëtonte jetën e personave që gjenden në vendin e punës si roje sigurimi”, thotë eksperti i sigurisë Avni Islami.

Njerëzit me maska para disa javëve kanë tentuar të plaçkitin edhe një pompë të benzinës në Prishtinë ku janë konfrontuar me punëtorin e asaj pompe.

Ndërsa një person tjetër ka provuar të kryej grabitje në një nga pikat postare në Gjilan. Por, nuk i kishte shkuar siç ai e kishte paramenduar, pasi punëtorja e lokalit ku ai provoj të kryente grabitjen e ndaloj atë duke i bërë rezistencë edhe pse grabitësi e goditi disa herë atë.

Po ashtu Policia në Prizren ka arrestuar dy të dyshuar për plaçkitje. Sipas policisë dy të dyshuarit të maskuar dhe të armatosur me pistoletë, më 24 mars, rreth orës 19:55, në hyrje të autostradës nga drejtimi i veriut, me dhunë kanë ndaluar një automjet të llojit “Pikap” i cili po barte ilaçe dhe fizikisht e kishin sulmuar shoferin të cilin e kishin larguar nga timoni me ç’ rast ia grabisin makinën dhe ikin në drejtim të panjohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat