Njihuni me Xhemailin, për 17 vjet ia pastroi veturat Ibrahim Rugovës (Video)

Kosova

Njihuni me Xhemailin, për 17 vjet ia pastroi veturat Ibrahim Rugovës (Video)

Më: 29 mars 2015 Në ora: 22:51

Ky person i shërbeu ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, por ai nuk pati punë direket me ish-kryetarin e LDK’së.

Xhemail Hasani nuk e lë asnjë ditë pa e vizituar varrin e një njeriu shumë të rëndësishëm për të. Admirimin ndaj ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova ky e nisi para se ai të bëhet President, e këtë si mirëmbajtës veturash që është ja shprehu në mënyrën e tij.

Për 17 vjet me radhë ia pastroi veturat e liderit që e kishte përzemër.

Këtë punë thotë se para luftës e bëri pa para por edhe shpeshherë u befasua në ato që gjeti në veturat me të cilat udhëtonte Rugova.

Admirimin ndaj ish-presidentit të ndjerë e shpreh edhe me një krahasim interesant. Thotë se ishte si Pejgamberin Muhamed.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat