Tahiraj e Ferizi: Lufta speciale e LPK-së kundër LDK-së po dëshmohet edhe në listat e veteranëve

Kosova

Tahiraj e Ferizi: Lufta speciale e LPK-së kundër LDK-së po dëshmohet edhe në listat e veteranëve

Nga: M.Lakna Më: 29 mars 2015 Në ora: 12:15

Saim Tahiraj e Osman Ferizi, të cilët janë veprimtarë të LDK-së në diasporë, por edhe pjesëtarë të grupeve të para guerile të vitit 1991 të udhëhequra nga Komandanti Sali Çeku, janë të pakënaqur me listat e publikuara të atyre që e kanë fituar statusin e veteranit.

Ata thonë se iu është bërë e padrejtë ushtarëve të cilët kanë filluar mobilizimin për çlirim që nga viti 1991 dhe atyre që kanë luftuar në ombrellën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ish-luftëtari Osman Ferizi thotë se, kësaj situate i ka paraprirë në varg veprimesh që kanë ndodhur gjate dhe pas luftës.

“Ishte një veprim i koordinuar nga ish Shtabi i vetë quajtur dhe vetë emëruar i UÇK-së,strukturat e LPK-së në mbështetje të eksponentëve të caktuar të Partisë Socialiste dhe strukturave të SHISH,ky skenarë dhe kjo strategji ishte e përpunuar nga ish drejtuesi i SHISH i cili përgatiti strukturat e ShIK nga Shaben BRAHA, Xhavit Haliti dhe Kadri Veseli. Kjo luftë speciale dhe psikologjike në rrethana të luftës duke shpifur,akuzuar gjithë krahun institucionalit te Republikës së Kosovës që drejtohej nga ish presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, Ministria e Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqi,duke krijuar Lista të Zeza për figura kyçe të LDK-së,gazetarë,ushtarakë,politikanë ,veprimtarë që ishin cak i sulmeve për eliminim fizik dhe politike,këto skenarë dhe metoda janë tipike të regjimit Enveriste dhe atyre Sllave”, thotë Ferizi për “Bota sot”.

Ai thekson se nuk është e largët periudha e luftës kur penguan krahun institucional të luftës duke frikësuar ushtarët, se kush është me Ibrahim Rugovën është tradhtarë e që në fakt 99% te ushtareve të lirisë ishin anëtarë ose pjesëtarë të LDK.

“Po këto struktura janë që sabotuan rezistencën e komandanti të Drenicës Adem Jasharit. Këta mjeranë bllokuan armatime në Shqipëri që ishin në shërbim të krahut të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Po këta tradhtarë dhe kozmopolit e dogjën flamurin e dizajnuar nga presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova,po këta janë ata që e dëmtuan me veprimet e tyre kriminale emrin e UÇK dhe imazhin e Republikës së Kosovës”, shprehet ai.

Sipas Osman Ferizit, kjo ka ndikuar që Kosova të jetë me politikanët më të pasur në rajon duke vjedhur dhe plaçkitur Shtetin.

“Këta janë që i frynë Listat e VETERANEVE të luftës duke trafikuar,shitur për interesa të klaneve të tyre kriminale statusin e Veteranit por ti mbuluat individë të caktuar për veprimet dhe pazaret e tyre në dëm të kombit. Le të na tregojnë këta mjerane si z. Xhemajli,Fazliu e të tjerë cila ishte një betejë dhe meritore e fituar dhe çliruar nga ta? Po të kishin moral këta të pa moral do të fshiheshin në ndonjë biruce për veprimet e tyre morale dhe kriminale. Dihet që nuk ka gjyqësi e as drejtësi në Kosovë,sa dëshmitarë deri më sot janë vrare ,blerë,tretur”, potencon ai.

Edhe veprimtari Saim Tahiraj, shprehet i pakënaqur me ndryshimin e ligjit për veteranët pasi sipas tij, me ligjin paraprak data e përcaktimit për Veteranë ishte nga dhjetori i vitit 1991.

Fillimisht dua të theksoj se ndryshimi i ligjit ishte gabimi shumë i madh. Me ligjin paraprak data e përcaktimit për Veteranë ishte nga dhjetori i vitit 1991. Më 5.12 1991 ishte dita kur 33 ushtarët e parë të Republikës së Kosovës pas ushtrimeve në Shqipëri u futën në Kosovë nën komandën e komandantit të parë Sali Çekut,në mesin e të cilëve ishte edhe Adem Jashari,andaj 5.12 1991. Duhej të ishte data e cila do të përfshihej në ligjin për Veteranë si datë e fillimit, sepse aty filloj lufta për lirin e Kosovës. Pikërisht në muajin dhjetorë të 1991 filluan aksionet e para kundër policisë Serbe. Ndryshimi i ligjit paraprak ku viti 1997 është viti i fillimit të njohjes së statusit të Veteranit u bë me qëllim shumë të ulët dhe për të vetmen arsye që këta që thirren në emër të luftës filluan aktivitetin e tyre në këtë vite. Arsye tjetër ishte që të eliminohen ata që vepruan në kuadër të institucioneve shtetërore të udhëhequr nga Presidenti Rugova”, thotë Tahiraj për “Bota sot”.

Për ta ndryshuar këtë gjendje, Tahiraj thotë se LDK-ja do të duhej të ishte më këmbëngulëse në mbrojtjen e institucioneve që i krijoj vetë që nga 1990-ta si dhe pjesëtaret e këtyre institucioneve dhe mos të jenë servil dhe nënshtrues të këtyre bandave.

“Nëse të gjithë ushtaret që vepruan në kuadër të këtyre institucioneve mbeten jashtë statusit të Veteranin nuk më habitë fare fakti sepse e tërë lufta e këtyre banditëve që thirren pa të drejtë në emër të luftës ,qëllim kryesorë kishin këtë luftë eliminimin e tyre fizik në të kaluarën dhe tani me ligje eliminimin e tyre nga ky status dhe së bashku me ta edhe institucionet përkatëse të tyre. Një pjesë të fajit e ka edhe kreu i LDK-së sepse duhet të jetë shumë më këmbëngulëse në mbrojtjen e institucioneve që i krijoj vetë që nga 1990-ta si dhe pjesëtaret e këtyre institucioneve dhe mos të jenë servil dhe nënshtrues të këtyre bandave. Mjaftë e bënë gabimin e madh duke u futur në koalicion me këto banda dhe mos ta bëjnë gabimin tjetër duke heshtur dhe u nënshtruar ,por ti mbrojnë të drejtat e këtyre ushtarëve që dhanë ç'do gjë për lirin dhe shtetin e tyre i respektuar mu ato institucione që pikërisht LDK-ja ishte themeluese e tyre”, shprehet ai.

Ndërsa Osman Ferizi thotë se, e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e një klase apo elite jo të mirëfilltë politike dhe lidereshipi të LDK-së.

“Janë shume veprime dhe të pa matura që e kane dëmtuar LDK-në, individë që për interesa të tyre janë pajtuar në parim për gjëra që po na hakmerren sot dhe në te ardhmen. Nëse do të kthjellej LDK, duhet të kërkoj që të ndërrohet Flamuri dhe Himni Shtetërorë sepse këto që janë nuk përfaqësojnë asgjë as nga historia,as nga etnografia dhe as nga tradita dhe kultura”, thekson ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat