Mustafa: Të bëhemi një, siç ishim në kohën e Mehmet Bogujevcit e Xhevdet Pecit

Kosova

Mustafa: Të bëhemi një, siç ishim në kohën e Mehmet Bogujevcit e Xhevdet Pecit

Më: 29 mars 2015 Në ora: 08:38

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, është shfaqur nostalgjik me paraqitjen në emisionin Oxygen të dy legjendave të boksit të Kosovës, Mehmet Bogujevci dhe Xhevdet Peci.

Në një postim të tijin në Facebook, Mustafa ka kujtuar kohën kur i tërë populli i Kosovës ishte bërë një për të ngritur autonominë e Kosovës dhe për të tejkaluar kompleksin e inferioritetit që, siç thotë ai, “e kishte pleksur historikisht Kosovën”.

“Po i shoh në Oksigjen sonte miqtë e mi, Mehmet Bogujevcin dhe Xhevdet Pecin. Më rikthyen në një kohë kur ishim bërë një me sportistët, studentët, shkrimtarët e krijuesit për ta ngritur autonominë e Kosovës dhe tejkaluar kompleksin e inferioritetit që e kishte pleksur historikisht Kosovën. Dhe, mendoj se edhe tash na nevojitet një angazhim i ngjashëm, që ta ndërtojmë shtetin tonë, tash të lirë, ta duam vendin tonë me punë”, ka thënë Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat