Mustafa beson se Lista Serbe do të kthehet në Qeveri

Kosova

Mustafa beson se Lista Serbe do të kthehet në Qeveri

Më: 29 mars 2015 Në ora: 08:22

Kryeministri Isa Mustafa, beson se strukturat paralele serbe që operojnë në komunat e veriut të vendit do të shuhen.

Duke folur për RTK-në, Mustafa ka thënë se ky proces, sipas tij, pritet të ndodhë pas marrëveshjes së fundit të arritur në Bruksel, me palën serbe.

Shefi i Qeverisë e ka pranuar se zbatimi i marrëveshjeve nuk është i lehtë, por se, ai është optimist se Mbrojtja Civile është në rrugë për t’u shuar.

Pas shuarjes, pjesëtarët e kësaj strukture, sipas tij, do të integrohen në strukturat e vendit.

Mustafa ka shprehur bindjen se Lista Serbe do të kthehet shpejt në Qeveri.

Një paralajmërim të njëjtë e ka dhënë një ditë më herët edhe Aleksandër Jabllanoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat