“Dëshmorët janë kurbanë të lirisë”

Kosova

“Dëshmorët janë kurbanë të lirisë”

Më: 28 mars 2015 Në ora: 16:13

Me rastin e 16 vjetorit të vrasjes së KomandantJashar Jasharit, dhe të 13-tëdëshmorëve të tjerë të rënë në Betejën e Shishmanit të Gjakovës, është organizuar një Akademi Përkujtimore, ku u tha se gjaku i dëshmorëve forcon themelet e lirisë.

Në këtë akademi, Sadik Krasniqi, një bashkëluftëtar i komandant Jashar Jashari tha se i kujtohet që pikërisht ky komandant ia përsëriste vazhdimisht se e ka një ndjenjë që do të vritej në kufi.

Krasniqi: Jashari më thoshte që do të vritej në kufi

“Më tha unë do të vrahem në kufi, thash jo bre, unë do të vrahem në kufi sepse e kam një ndjenjë, e cila më përcjellë gjithë kohën...por të them të vërteten, ajo ishte e vërtetë pra tek ai sillej një ndjenjë e vrasjes në kufi, ashtu edhe ndodhi”, ka thënë ai.

Ndërsa, njohësi i çështjeve kombëtare, Mehmet Hajrizi tha se dëshmorët janë kurbanë të lirisë, sepse gjaku i tyre forcon themelet e saj.

Hajrizi: Dëshmorët janë kurbanë të lirisë

“Nuk thuhet kotë që dëshmorët janë kurbanët e lirisë, sepse gjaku i tyre forcon themelet e saj”, ka thënë ai.

Krejt në fund në emër të familjes Jashari të pranishmit i përshendeti vajza e dëshmorit Jashar Jashari, Gentiana Jashari.

Jashari:

“Në emër të familjes Jashari nga Strovci i Vushtrrisë dhe në emër të familjes së dëshmorëve që sot po i përkujtojmë ju falënderojmë nga zemra për pjesëmarrjen tuaj në këtë akademi.Lavdi e përjetshme dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë”, ka thënë ajo.

Mes tjerash fjalë përshëndetëse dhe përkujtime të historive lidhur me dëshmorët që janë përkujtuar sot, kanë folur edhe shkrimtari Bedri Hamza dhe Profesori Universitar Agim Zogaj.

Trembdhjetë dëshmorët e tjerë të cilët u përkujtuan sot jaanë Mehdi Zabeli, Bujar Syla, Besim A. Rama, Xhemajl I. Avdullahu, Florim E. Sejdiu, Bujar Shala, Kadri Berisha, Man M. Maqi, Armend S. Qymyri, Jahja Danuza, Nuhi Elezi, Ibrahim K. Asllani dhe Naim Sh. Avdiu. /Kosovapress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat