Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në përkujtim të 16-vjetorit të masakrës së Izbicës.
Ai ka shkruar se në fshatin afër Burojës janë masakruar 147 shqiptarë dhe janë zhvarrosur trupat e tyre dhe që nga atëherë kërkimi i trupave të viktimave ka qenë proces torturues.
“Kujtojmë ngjarjet e dhimbshme të pranverës dhe verës tragjike të vitit 1999. Sot kujtojmë 16-vjetorin e masakrës së tmerrshme të Izbicës, një fshati afër Burojës sime. Aty forcat serbe masakruan 147 shqiptarë. Më pas, ata i zhvarrosën trupat e viktimave dhe që nga atëherë kërkimi i trupave te viktimave ka qenë proces torturues. Ky krim në fund gjeti vend edhe në aktakuzën e Tribunalit të Hagës kundër Sllobodan Millosheviqit, së bashku me krimet e tjera që i kujtojmë këto ditë, si ato në Krushë, Fortesë, Mejë e gjithandej Kosovës. Kujtimi dhe respekti për të rënët do të jetë i përjetshëm. Drejtësia do të vihet në vend dhe kriminelët do të dënohen, mbani në mend”, ka shkruar Thaçi në Facebook. Bota sot