Kush do ta sfidoj fuqinë e Hashim Thaçit?

Kosova

Kush do ta sfidoj fuqinë e Hashim Thaçit?

Më: 28 mars 2015 Në ora: 15:24

Ish kryeministri Hashim Thaçi, apo njeriu i cili gjatë një kohe shumë të gjatë dha minimumin dhe fitoi maksimumin, siç po duket ka filluar t`i zbehët mbështetja brenda partisë së tij.

Tash zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës gradualisht po shkon drejt një depresioni politik dhe duket se këto dy postet ministrore do të jenë të fundit për të në karrierën e tij politike.

Por, makiavelizmi i tij nuk ka mbaruar ende, ai do ti shfrytëzoi të gjitha kartat që i ka për ta arritur postin e premtuar, atë të Presidentit të Kosovës.

Themelimi i Gjykatës Speciale ka bërë që një pjesë e konsiderueshme t`i kthejnë shqelmat kundër Hashim Thaçit dhe tash po të njëjtit pa kompromis po përkrahin, kryeparlamentarin, Kadri Veseli i cili jo shumë larg pritet ta marr timonin e PDK-së.

Analistët kanë vlerësuar se Thaçit po i humbë fuqia brenda partisë që vet e krijoi, dhe ka gjasa të mëdha që ai fare të mos votohet nga bashkë partiakët e tij për President të Kosovës duke e zëvendësuar atë me dikë tjetër, apo më mirë me thënë më dikë që tani janë më të fuqishëm brenda PDK-së.

Njohësi i zhvillimeve politike Arbër Gashi, thotë se fuqia e Thaçid do të sfidohet nga Gjykata Speciale dhe pakënaqësive nga radhët e PDK-së.

“Fuqia politike e Hashim Thaçit do të sfidohet sidomos nga Gjykata Speciale. Por, jo vetëm Gjykata Speciale, janë edhe faktorë tjerë që ndikojnë në rënjen e fuqisë politike të Hashim Thaçit. Pakënaqësia në radhët e PDK-së është njëra ndër to. Nuk duhet ta harrojmë partnerin e koalicionit i cili ka interesa tjera nga ruajtja e fuqisë politike të Hashim Thaçit”, thotë Arbër Gashi për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat