Ende nuk dihet nëse do të ketë amandamente tjera kushtetuese

Kosova

Ende nuk dihet nëse do të ketë amandamente tjera kushtetuese

Më: 28 mars 2015 Në ora: 14:20

Qeveria dhe Parlamenti i vendit ende nuk e dinë nëse përveç Gjykatës Speciale, do mund të arrijnë që këtë vit të procedojë edhe ndonjë amendament tjetër kushtues.

Zyra ligjore e kryeministrit ka konfirmuar se deri më tani e sigurte mbetet vetëm çështja e amendamenteve kushtetuese për Gjykatën Speciale, të cilat janë dërguar në Kuvend.

Programi legjislativ i Qeverisë për këtë vit ka paraparë që muaji qershor të jetë për amendamente të reja kushtetuese. Por, ekzekutivi dhe as legjislativi aktualisht nuk e dinë nëse përveç amendamenteve të Gjykatës Speciale, do të mund të procedoj për në Kuvend edhe amendamente të tjera. Kjo të paktën jo para vjeshtës. Për më tepër ende nuk dihet se për çfarë amendamentesh bëhet fjalë.

Zyra Ligjore e kryeministrit i ka konfirmuar Radio Kosovës, se aktualisht të kryera janë vetëm amendamentet që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale që janë dërguar në Kuvend. Nga kjo Zyrë, nuk kanë konfirmuar nëse në qershor kur është planifikuar koha për amendamente kushtetuese do të mund të bëhen gati edhe ato për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Ajo që është konfirmuar është se së pari nevojitet që të qartësohet pozicioni i komunitet serb në Kuvend “për shkak se miratimi i amendamenteve kushtetuese për ushtrinë kërkojnë aprovimin e dy të tretave të komuniteteve pakicë”.

Të kontaktuar as anëtarët e Kryesisë së Kuvendit nuk kanë pasur informacione se cilat amendamente kushtetuese pritet të dërgohen në Kuvend. Kryetarja e Komisionit parlamentar për legjislacion Albulena Haxhiu gjithashtu ka thënë se mbetet konfuze çështja e amendamenteve kushtetuese.
” Programi legjislativ i këtij viti ka paraparë që në muajin qershor do të procedohen amendamente kushtetuese në Kuvend. Por, ende nuk janë dhënë detaje se për çfarë amendamentesh kushtetuese bëhet fjalë. Deri më tani është folur për amendamente kushtetuese për Gjykatën Speciale, njofton transmetuesi publik.

për Forcat e Armatosura, për Asociacionin e Komunave, por edhe për institucione të tjera”, i ka thënë Haxhiu, Radio Kosovës. Përderisa Lista Serbe ka kërkuar që të ketë amendamente edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Komisioni Evropian ka kërkuar reformë zgjedhore për të cilën gjithashtu nevojiten amendamente kushtetuese. Por asnjë këto ka gjasë të mos ndodhin jo të paktën këtë vit. Tensionet priten të ngritën sidomos rreth amendamenteve kushtetuese për formimin e ushtrisë së Kosovës, të cilat rrezikohet të shtyhen për vitin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat