Implementimi i marrëveshjeve i ndihmon paqes në Ballkan

Kosova

Implementimi i marrëveshjeve i ndihmon paqes në Ballkan

Më: 28 mars 2015 Në ora: 13:12

Ka ardhë koha që e qasja politike në problemet vitale të shtetit të jetë racionale dhe jo patriotike. Ta shohin interesin nacional dhe strategjike, e jo mendimet e njerëzve në kafe. Është shansi i jashtëzakonshëm që të përparojmë dhe ndihmojmë paqen në Rajon, këto komente i thotë njohësi i çështjeve politike Seremb Gjergji.

Ai thotë se institucionet e Kosovës besoj janë të vetëdijshme se ndërtimi i shtetit nënkupton respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe implementimin e tyre.

“Ky veprim tregon te kundërtën që proklamon Serbia, se nuk jemi të përgatitur që jemi shtet. Po ashtu, u tregojmë Partnerëve dhe Aleatëve tanë se jemi shtet i qëndrueshëm dhe i fuqishëm. Të gjitha marrëveshjet me Serbinë duhet të implementohet, nëse dëshirojmë të tregojmë stabilitet, fuqi dhe qëndrueshmëri”, thotë Gjergji për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, në çfarë kohë duhet t’i implementojmë marrëveshjet, është çështje tjetër!

“Inkorporimi i pjesëtareve të mbrojtjes civile duhet të bëhet në koordinim dhe marrëveshje edhe me serbët e Kosovës për t’u kthyer në Kuvend dhe Qeveri si dhe në votimin e ligjeve dhe ndryshimeve kushtetuese që shkojnë në inertes të vendit. Në këtë prizëm duhet parë edhe mundësin e krijimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës”, shton ai.

Gjergji thekson se, njëherësh duhet të kërkojmë edhe nga Serbia, por edhe nga BE-ja që njëkohësisht Serbia të implemetoj pjesën e vetë të obligimeve të marrëveshjes.

“Qeveria jonë duhet të jetë shumë e kujdesshme mbi veprimet dhe përgjegjësitë e këtyre pjesëtareve në Policinë dhe Ushtrinë e Kosovës. Njëherësh, duhet të jenë të vetëdijshëm se për interesat e kujt do të punojnë një pjesë e tyre në të ardhmen. Nuk duhet të lejojmë që të krijohet Polici apo Ushtri paralele. Sa jemi në gjendje ne t’ua bëjmë të qartë se cilat janë detyrat e tyre në interesat ë Kosovës; por edhe ata të kuptojnë se punojnë për Kosovën dhe interesat e Kosovës. Natyrisht se ky është një proces i gjatë, por duhet të jemi efektiv dhe stabil në ndërtimin e institucioneve demokratike”, thotë Gjergji.

Në fund Gjergji thekson se, Presidentja Jahjaga duhet të njoftoi popullin, si përgjegjësi që ka, se ky veprim i ndihmon paqes dhe stabilitetit si dhe hapë horizonte të reja të avancimit të Interesave Strategjike të Kosovës. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat