Punëtorët në gjendje të rënd, protestohet javën e ardhshme

Kosova

Punëtorët në gjendje të rënd, protestohet javën e ardhshme

Më: 28 mars 2015 Në ora: 13:08

Përfaqësuesit e Sindikatës së Sektorit Privat janë dakorduar për protestë si pakënaqësi ndaj mosimplementimit të kontratës kolektive dhe po ashtu për kushtet e rënda me të cilat po përballen këta punëtorë.

Kryetar i SPEVZ, Jusuf Azemi, gjatë një mbledhje tha se përkundër pritjeve të tyre takimeve të shumta me njerëz kompetent, kërkesat e tyre nuk u përmbushen dhe nuk kane zgjidhje tjetër pos të thirrin protestë.

Mes tjerash, u përmendën padrejtësitë ndaj punëtorëve, largimet nga puna, pagat e ulëta e shumë shqetësime të tjera.

Me dakordimin e të gjithë pjesëmarrësve përfaqësues të sindikatës u vendos që të thirret një protestë, hapat e së cilës do të bëhen të ditur në ditët në vijim. Protesta është paraparë për ditën e enjte me fillim prej orës 10:00./kp

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat