Enveristët urojnë Ciprasin dhe kërkon bashkëpunim me të majtën greke

Kosova

Enveristët urojnë Ciprasin dhe kërkon bashkëpunim me të majtën greke

Më: 28 mars 2015 Në ora: 12:47

Se Fronti Popullor për Kultivimin e Veprës Revolucionare të Enve Hoxhës shpeshherë dinë t'i jep Ferizajt epitetin e qytetit të paradaoksve kjo nuk donëkoment. Në vazhdën e kësaj, së fundi ky formacion politik e ka bërë edhe një hap para duke i dërguar kësaj radhe një urim kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras me rastin e fitores së koalicionit të tij SIRIZA në zgjedhjet e fundit nacionale.

"Në emër të enveristëve të Kosovës dhe në emrin tim personal i uroj shkëlqesisë tuaj dhe mbar popullit grek suksese të lavdishme në epokën e artë të qeverisjes majtiste. I nderuari Aleks Qipro, ndonëse personalisht nuk kisha dëgjuar për shkëlqesinë tuaj më bëri kurreshtar fakti se ju në vend të betimit tradicional zgjodhët betimin para kushtetutës dhe interesit të shtetasve grek", thuhet ndër të tjera në letrën e këtij formacioni që e ka siguruar Kosovapress.
Më tutje kreu i këtij formacioni, Remzi Hasani, në letrën që i kishte nisur Ciprasit, ndër të tjera e përgëzon atë për fitoren ndaj borgjezisë anarkiste greke.

"Ju majtistët e Greqisë që morët përsipër fatet e popullit tuaj, uroj që shtetit dhe shtetasve grek do t'ua ktheni shkëlqimin që e kishte tash e 2500 vite më parë duke qenë djepi i kulturës dhe civilizimit evropian. Le të shërbej angazhimi i juaj për barazi, humanizëm dhe progres shoqëror si flakadan për ta përmbysur me fuqinë e votës makinën shtypëse të totalitarizmit kudo në Evropë" theksohet në letrën e Frontit Popullor.

Kreu i Frontit Popullor për Kultivimin e Veprës Revolucionare Enver Hoxha, Remzi Hasani, nuk e ka fshehur këtë fakt. Ai ka thënë për KosovaPress, se ketë letër të shkruar në gjuhën angleze e ka dërguar në adresë të kryeministrit grek me rastin ditës së pavarësisë së këtij shteti dhe se qëllimi i tij dhe formacionit që ai drejton është vendosja e marrëdhënieve vëllazërore me subjektet majtiste greke.

"Po është e vërtetë për letrën, ne synojmë që të vendosmi marrëdhënie vëllazërore me forcat e majta greke të cilat korren fitore në zgjedhjet e fundit. Kjo fitore ka ndezur me tërbim alarmin nëpër Evropëdhe duket qartë se imperializmi botëror zgjedhje demokratike i quan vetëm ato që rezultojnë sipas vullnetit dhe interesave të tyre", ka thënë kryetari i Frontit Remzi Hasani./Kosovapress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat