Përmbyllet edicioni IV i “Javës së Gruas”, njëqind gra morën certifikata

Kosova

Përmbyllet edicioni IV i “Javës së Gruas”, njëqind gra morën certifikata

Më: 27 mars 2015 Në ora: 19:19

Sot, në ditën e pestë të “Javës së Gruas”, u mbajt seanca e fundit me temën: Rehabilitimi i të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Deputetja Blerta Deliu, nën udhëheqjen e së cilën ishte kjo seancë, theksoi se të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës duhet të trajtohen me ligj dhe dinjitet.

Ajo shprehu kënaqësinë që Kuvendi ka aprovuar ligjin i cili kësaj kategorie i jep të gjitha privilegjet, si pjesëtarëve tjerë në luftë.

Po ashtu, presidentja Jahjaga ka formuar Këshillimin Kombëtar për të mbijetuarat e dhunës gjatë luftës. Ky këshill, tashmë ka filluar hartimin e akteve nënligjore për ta vënë në zbatim ligjin.

Kësaj çështjeje i jep përkrahje edhe Ambasada Britanike në Kosovë, theksoi zëvendës ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Louise Taylor. Për këtë temë folën edhe Jeta Krasniqi , Igballe Rrogova, Feride Rushiti dhe Besim Kajtazi.

Më pastaj, në një ceremoni solemne, deputetja Blerta Deliu - Kodra dhe drejtori i NDI-së në Kosovë, Aleksandër Chavarria, ndanë certifikatat për 1000 pjesëmarrëset në trajnimet e “Javës së gruas”.

Në emër të certifikuarave u falënderuan Krenare Sopjani, Gordana Llazoviq dhe Burbuqe Bakia- Deva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat