Vazhdojnë takimet e punës në Austri për presidentin e rishpalljesë së pavarësisë

Kosova

Vazhdojnë takimet e punës në Austri për presidentin e rishpalljesë së pavarësisë

Më: 27 mars 2015 Në ora: 15:45

Në ditën e dytë të qëndrimit në Austri presidenti Sejdiu takon presidentin e Austrisë së epërme Z. Josef Pühringer.

I shoqëruar nga organizatori i këtyre takimeve : Akademia Austriake e Paqes e udhëhequr nga z.Gunther J. Rozenits si dhe nga z.Miftar Kastrati zëvendës Drejtor Gjeneral i Institutit për Studime të Evropës Jug-Lindore organizatë të cilën e udhëheq Prof.Dr. Enver Bytyqi ,dhe kryetar nderi i së cilës është Z.Wolfgang Grossruck ish president i OSBE-së një mik i ngushtë i shqiptarëve ,dhe i cili e përcjell dhe nuk ndahet për asnjë qast nga këto takime pune.

Ishte ideja dhe ftesa e Z.Wolfgang Grossruck për presidentin e rishpalljesë së pavarësisë Prof.Dr. Fatmir Sejdiun duke treguar nderin dhe rrespektin e pakufi për te si politkan i pazëvendsushëm pas presidentit historik Ibrahim Rugova.

Me kërkesën e organizatorit të takimeve shfrytëzojë rastin të njoftoj gjithë mërgimtarët me banim në Austri agjenda e takimeve të presidentit nuk kan karakter partiak dhe as politik ,mirëpo kryekëput karakter pune.

Presidenti i rishpalljesë së pavarësisë do të informoj gjerësisht rrethë rrjedhës dhe rezultateve të arritura me organet më të larta Austriake në takimet e palnifikuara me mërgimtarët për ditën e shtune ,andaj ardhja e juaj është e mirëseardhur ku do të keni rastin për një bisedë miqësore, në shoqatën kulturo sportive „Anadrini“ Eferding në ora 12 ,e më vonë në ora 16 jeni të mirëseardhur në shoqatën poashtu kulturo sportive „Darania“ Linz ,e cila në ora 20.00 organizon një koncert bamirës.

Pas ditës së djeshëme e cila ishte tepër e frytëshëme në të gjitha drejtimet sot pasoj poashtu një ditë me një dimanizëm të shtuar takimesh pune.

Mëngjesi filloj me takimin e radhës me presidentin e Austrisë së epërme Z. Josef Pühringer i cili në mënyrë të përzemërt priti presidentin Sejdiu,dhe delegacionin i cili po e shoqëronëte atë.

Ai premtoj krijimin e mundsive për një integrim të mirëfillët të mërgatës sonë ,e cila ka kohë punon dhe jeton në këtë shtet mik,në të njëjtën kohë është kundër lëvizjeve ilegale ,duke u përpjekur poashtu për lehtësimin e levizjesë normale,si psh studimet kur dihet që aktualisht në Austri kemi një numër të madh studentësh shqiptar,si dhe mundësit e specializemve në këtë vend mik.

Rëndësi e veqant e takimit ishte thellimi dhe zgjerimi i bashkpunimit ndërshtetror në të gjitha poret e jetës duke përfshirë edhe turizmin integrimet euroatlantike si dhe investime kapitale në sektor të ndryshëm.

Mjetet e informimit kishin treguar një intersim të lartë ,kështuqë dita e sotëme rezultoj edhe me një intervistë në gazetën më prestiqioze Austriake Oberöstreichischen Nachrichten=Lajmet e Austrisë së epërme.

Para dita kishte përfunduar me takimin e organizuar në minstrin e kulturës dhe turizmit ,ku u premtuan poashtu përkrahje në këtë lëmi.

Pas dita ka filluar me një takim të organizuar nga kryetari i qytetit të Linzit Mmag Klaus Luger ,i cili premtoj poashtu thellimin e bashkpunimit me qytetet tona ,me të cilat ka veprimtari dhe organizim të përafërt.

Për ditën e sotëme jan planifikuar takime në muzeun shtetëtror të cilin takim e organizon drejtori ekzekutiv Dir Dr Putschögl dhe ato pasohen në senatin e ekonomisë dhe zhvillimit me Z.DR. Trauber Franz,pastaj me Dr Michael Strugl përgjejgës i dhomës qytetare. Mustafë Shabani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat