Mogherini: Kosova është shtet sovran

Kosova

Mogherini: Kosova është shtet sovran

Më: 27 mars 2015 Në ora: 13:05

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini, gjatë vizitës së saj të parë në Kosovë të enjten, u tha studentëve se Kosova është shtet sovran, raporton Euobserver.

"Dialogu [në mes të Kosovës dhe Serbisë] po bëhet në mes të dy palëve të barabarta. Dialogu ndodh midis dy shteteve sovrane".

Kjo deklaratë thyen tabunë e zyrtarëve evropianë në njohjen e shtetësisë së Kosovës, e cila nuk njihet nga pesë shtete të Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat