Fatmir Sejdiu i ftuar në Akademinë e Paqes në Vjenë

Kosova

Fatmir Sejdiu i ftuar në Akademinë e Paqes në Vjenë

Më: 27 mars 2015 Në ora: 12:37

Presidenti Sejdiu i ftuar nga Akademia Austriake e Paqes takim miqesor me Presidentin e dyte te Parlamentit austriak z.Karlheniz Kopf
Presidenti I Republikës së Kosovës (2006-2010) Dr.Fatmir Sejdiu, i ftuar nga Akademia Austriake e Paqes e udhëhequr nga z.Gunther J. Rozenits dhe Instituti për Studime të Evropës Jug-Lindore me seli në Vjenë, sot pati një takim miqësor me Presidentin e dytë të Parlamentit Austriak z.Karlheinz Kopf. Në këtë takim Presidenti Sejdiu ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri z.Sami Ukelli dhe z.Miftar Kastrati zëvendës drejtor gjeneral i Institutit për Studime të Evropës Jug-Lindore.

Në takim u bisedua për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë si dhe mundësitë e mbështetjes së mëtejshme të Austrisë për zhvillim më të shpejtuar të saj. Z.Kopf nënvizoi qëndrimin e Austrisë që të vazhdohet me mbështetetje të Kosovës dhe veçanërisht në fushën e investimeve. Ai poashtu u interesua për zhvillimet e fundit e sidomos për valën e shpërnguljeve nga Kosova.

Më herët Presidenti Sejdiu takoi ish-deputetin shumëvjeqar të Parlamentit Austriak dhe ish-kryetarin e OSBE-së në Austri z.Wolfgang Großruck, një mik I dëshmuar I Kosovës dhe shqiptarëve, i cili aktualisht është Drejtor Gjeneral i Institutit për Studime të Evropës Jug-Lindore.

Presidenti Sejdiu poashtu u prit nga Ambasadori I Republikës së Shqipërisë në Austri z.Roland Bimo/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat