Thaçi: Stabilizim Asocimi në verë, liberalizimi këtë vit

Kosova

Thaçi: Stabilizim Asocimi në verë, liberalizimi këtë vit

Më: 27 mars 2015 Në ora: 10:19

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçin, ka thënë se Kosova u konfirmua si promovuese e paqes dhe bashkëpunimit në Ballkan dhe këto rezultate duhet të kurorëzohen me nënshkrimin e MSA-së para verës dhe liberalizimin e vizave brenda këtij vitit.

Ai pas takimit që pati mbrëmë me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme Federica Mogherin, ka shktuar në rrjetin social facebook se gjatë këtij takimi u fol për vazhdimin e dialogut, implementimin e marrëveshjeve të arritura, themelimin e Gjykatës Speciale dhe organizimin e Konferencës së Ballkanit Perëndimor.

“Pajtuam për nevojën e vazhdimit të dialogut dhe implementimit të marrëveshjeve, themelimin e Gjykatës Speciale si dhe për suksesin e Prishtinës në organizimin e Konferencës së Ballkanit Perëndimor” ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Më tutje, ai tha se përveç që Kosova u konfirmua si promovuese e paqes dhe bashkëpunimit në Ballkan, dhe rezultatet e kësaj sipas tij do të kurorëzohen me nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit e cila pritet të ndodhë në verë, dhe liberalizimin e vizave që sipas tij do të ndodhë këtë vit

“Kosova u konfirmua si promovuese e paqes dhe bashkëpunimit në Ballkan dhe këto rezultate duhet të kurorëzohen me nënshkrimin e MSA-së para verës dhe liberalizimin e vizave brenda këtij vitit”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe, Federica Mogherini është ndërmjetësuesja me rolin kyç në dialogun Kosovë-Serbi, dhe gjatë konferencave të djeshme gjatë qëndrimit në Kosovë, është shprehur shumë optimiste për të ardhmen e këtyre bisedimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat