Musliu: Gratë meritojnë pozicion të barabartë me burrat

Kosova

Musliu: Gratë meritojnë pozicion të barabartë me burrat

Më: 27 mars 2015 Në ora: 09:55

Kur po shënohet java e gruas, mesazhe dhe deklarata në këtë javë ka dhënë edhe deputetja Ganimete Musliu. Ajo ka thënë se gratë zakonisht kryejnë punët administrative e logjistike në ushtri, duke mos përjashtuar kështu edhe mbështetjen mjekësore.

“Kur flasim për gratë në ushtri zakonisht jemi mësuar të dëgjojmë se në shumicën e vendeve gratë në ushtri kryejnë punët administrative logjistike dhe mbështetje mjekësore”, ka thënë Musliu.

Deputetja Musliu është e mendimit se lufta nuk dallon gjini, dhe se gratë janë ato që pësojnë dhe kontribuojnë më së shumti sepse sipas saj lufta e tyre shpërndahet në shumë fronte.

“Te gjitha ne qe jemi sot ne këtë sallë jemi dëshmitare të gjalla të luftës së fundit në Kosovë dhe e dimë që lufta nuk dallon gjini dhe zakonisht në luftë janë gratë ato që pësojnë dhe kontribuojnë më së shumti sepse lufta e tyre është luftë në shumë fronte.”, u shpreh ajo.

Duke qenë kështu ajo thotë që gratë në Kosovë janë dëshmuar që janë të gatshme të luftojnë krah për krah me burrat.

Përveç kësaj gratë në Kosovë janë poashtu menaxhere të mira familjare e stratege në situata të vështira. Duke i pasur parasysh të gjitha këto Musliu thotë se në këto rrethana paqeje gratë duhet të kenë pozicion të barabartë me burrat.

“Duke u nisur nga kjo, Gratë në Kosovë, janë dëshmuar që janë të denja të luftojnë krahë për krah me burrat ne fronte të hapura, menaxhere të mira të familjeve dhe stratege të tejkalimit të situatave kritike, prandaj konsideroj që ne rrethana paqeje, kontributi i tyre ne organe vendimmarrëse duhet të jetë permanent, fuqiplotë i domosdoshëm dhe i barabartë me burrat”, nënvizoi Musliu./Kosovapress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat