Sindikatat e arsimit bashkohen për grevë

Kosova

Sindikatat e arsimit bashkohen për grevë

Më: 27 mars 2015 Në ora: 08:54

Dy sindikatat e arsimit kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme në arsim. Pas Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), edhe Sindikata e re e Arsimit- SAAK ka paralajmëruar grevë të anëtarësisë së saj njëkohësisht me SBASHK-un.

Përfaqësues të të dyja sindikatave nuk do t’i japin afat shtesë Qeverisë për implementimin e kërkesës për pagesën e përvojës së punës 0,5 për qind për të gjithë mësimdhënësit, që do të duhej të realizohej me pagën e marsit.

Rrahman Jasharaj, kreu i SBASHK-ut, ka thënë se Qeveria në raport me kërkesat legjitime të sindikatës, me heshtjen e vet sikur nuk po ndodh asgjë, ka bërë veçse provokim dhe tendencë për të zverdhur organizimin sindikal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat