Ymeri: Ja rreziku i Gjykatës Speciale

Kosova

Ymeri: Ja rreziku i Gjykatës Speciale

Më: 26 mars 2015 Në ora: 18:32

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini takohet me kryetarët e subjekteve politike opozitare, Ramush Haradinaj dhe Visar Ymerin. Ky i fundit pas takimit tha se kanë kundërshtuar dialogun në Bruksel, si dhe Gjykatën Speciale.

Visar Ymeri pas këtij takimi tha se kanë diskutuar për dialogun që po vazhdon në Bruksel dhe për Gjykatën Speciale

Ymeri: Bisedimet në Bruksel po bosnizojnë Kosovën

“Ia bëmë kundërshtimin tonë në të cilin Kosova është fut në raport me Serbinë, duke e pa këtë dialog si një prej rrugëve që po e bosnizon Kosovën për së brendshmi“, ka thënë ai.

Ai po ashtu tha se Vetëvendosje kundërshton themelimin e Gjykatës Speciale për shkak se shtrembëron të vërtetën për Kosovën sepse është Serbia që ka bërë krime dhe jo UÇK-ja.

Ymeri: Ja rreziku i Gjykatës Speciale

“Këtë e kundërshtojmë edhe në aspektin ligjor dhe të sovranitetit dhe për ndarjen në dyshë që kjo gjykatë ia bënë sistemit gjyqësor, duke e hequr një pjesë të rëndësishme të këtij sistemi nga kompetenca sovrane të institucioneve të Kosovës, ndërkohë që edhe për rrezikun që jehona e kësaj gjykate nëpër botë do ta ketë mbishkrimin e historisë së Kosovë, veçanërisht gjatë luftës“, ka thënë ai.

Ymeri tha se gjykata ka për qëllim drejtësi selektive sepse nuk merret me krimet serbe dhe kjo nuk i bënë mirë askujt në Kosovë./Kosovapress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat