Ish Presidenti Sejdiu, po qëndron për vizitë në Vjenë

Kosova

Ish Presidenti Sejdiu, po qëndron për vizitë në Vjenë

Më: 26 mars 2015 Në ora: 16:54

Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, po qëndron për vizitë në Vjenë, si mysafir i Akademisë për Paqe dhe Siguri në Evropë dhe Institutit të Studimeve të Evropës Juglindore.

Agjendën e sotme ish Presidenti Sejdiu i filloi me një vizitë në ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri.

Sejdiu zhvilloi një takim me rëndësi në Parlamentin Austriak, ku i prit nga Kopf Karlheinz - president i dytë, i shoqëruar nga Wolfgang Grossruck - ish president i OSBE-së

Presidenti Sejdiu në këto takime zyrtare po shoqërohet edhe nga Sami Ukelli - ambasador i Republikës së Kosovës si dhe nga nikoqiri Akademia për Paqe dhe Siguri në Evropë dhe Instituti i Studimeve të Evropës Juglindore

Gjatë ditës së stome ish Presidenti Sejdiu do të ketë takime me Vicekancelarin e shtetit, Andreas Mitterlehner . Më pas do të ketë takim pune në ambasadën e shtetit shqiptar, kurse në mbrëmje është paraparë një vizitë në punishten dhe prodhuesen e Verës “Wolfgang Geyer“ e cila prodhuar verën jubilare pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës “NEWBORN“ 5 Jahre Republik Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat