Nuk ka qetësi derisa kriminelët serb të mos dalin para drejtësisë

Kosova

Nuk ka qetësi derisa kriminelët serb të mos dalin para drejtësisë

Nga: Mimozë Lakna Më: 26 mars 2015 Në ora: 16:52

Profesor Smaka thotë se shteti duhet të krijoj një ministri speciale apo një dikaster, që t`i mbledhë të dhënat për dëmet e shkaktuara si pasojë e gjenocidit serb në Kosovë.

Së fundi, në dy deklarata publike, zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova shumë shpejt do të ushtroj padi ndaj Serbisë për krimet e kryera në Kosovë. Mirëpo, pavarësisht deklaratave, Qeveria ende nuk ka ndërmarr ndonjë hap konkret në këtë drejtim.

Plagët e familjarëve të qytetarëve që u vranë e u zhdukën gjatë luftës, vazhdojnë të ripërtërihen vit pas viti. Si për ironi, pikërisht në ditët kur po përkujtohen masakrat e përgjakshme të Prekazit, Krushës, Reçakut, Mejës, Studime e Dubravës, në Kosovë erdhi Ivica Daçiq, ish zëdhënësi i diktatorit Sllobodan Millosheviç, i cili nuk e pa të arsyeshme kërkimfaljen.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat