​Edhe nesër dy lagje të Prishtinës s’do të kenë ujë

Kosova

​Edhe nesër dy lagje të Prishtinës s’do të kenë ujë

Më: 26 mars 2015 Në ora: 16:05

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” njofton konsumatorët e lagjeve “Bregu i Diellit-Zona qendër” dhe “Aktash” në Prishtinë, se nesër duke filluar nga ora 12:00-18:00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, për shkak të punimeve teknike.

Punimet e ditës së nesërme po ashtu janë në kuadër të fazës së II-të të investimeve në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit, dhe më konkretisht kyçja e rrjetit të ri me rrjetin ekzistues, ku do të bëhet lidhja e gypit RC-PE-Fi 315 mm me gypin AC-DN 350 mm.

Ua kujtojmë edhe njëherë se të gjitha këto punime po bëhen për një mirëqenie më të mirë, për furnizim më të mirë me ujë të pijshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat