VV: Mospërmendja e fjalës republikë, dëshmon nënshtrimin e Qeverisë para Serbisë

Kosova

VV: Mospërmendja e fjalës republikë, dëshmon nënshtrimin e Qeverisë para Serbisë

Më: 26 mars 2015 Në ora: 15:42

Edhe Lëvizja Vetëvendosje e ka komentuar prezantimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës me rastin e Samitit ministerial të Ballkanit Perëndimor 6, ku munguan simbolet e Kosovës dhe nuk u përmend fare fjala Republikë.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Zgjim Hyseni , thotë se kjo lëvizje është skeptike për çfarëdo nisme për bashkëpunim rajonal, që nuk bazohet në drejtësinë dhe barazinë në mes të shteteve pjesëmarrëse.

“Për ne është e papranueshme që shtetet pjesëmarrëse si dhe përfaqësuesit e BE-së të dorëzohen ndaj kërkesave agresore të Serbisë duke e ndryshuar kështu formatin e samitit. Mosprania e simboleve të Republikës së Kosovës, madje as në rastin kur organizimin e samitit e kishte përsipër shteti ynë, si dhe mosguximi që të përmendet fjala republikë, dëshmon edhe për nënshtrimin e turpshëm të Qeverisë sonë para kërkesave të Serbisë”, thotë Hyseni për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, vetë prania e Ivica Daçiq-it në Kosovë është e papranueshme, përderisa ai përfaqëson një shtet që nuk na e njeh pavarësinë, ka pretendime të vazhdueshme territoriale ndaj vendit tonë, nuk na ka kërkuar asnjëherë falje për gjenocidin ndaj shqiptarëve, etj. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat