Agim Çeku tregon arsyet e vonesës së publikimit të listave

Kosova

Agim Çeku tregon arsyet e vonesës së publikimit të listave

Më: 26 mars 2015 Në ora: 15:09

Kryetari i Komisionit Qeveritar për njohje dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit, dhe të Internuarit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, ka treguar arsyet e vonesës së publikimit të listave së veteranëve.
Agim Çeku në një bisedë telefonike bërë për portalin Lajmiri.com tha se ka kontaktuar me komandantët e zonave operative për vonesën e publikimit të listave për veteranët dhe i kanë thënë se arsyeja kryesore është për shkak se nuk po duan të ndodhin parregullsi në listat që do të dalin kur ato do të publikohen.

“Kam biseduar dhe jam në kontakt të vazhdueshëm me komandantët e zonave operative, dhe me kanë thënë se janë duke i ri-verifikuar listat edhe njëherë, vetëm që të mos ketë parregullsi dhe manipulime në këto lista kur ato do të publikohen”, tha ai.

Çeku është pyetur edhe për parregullsitë e mundshme të cilat u publikuan në media. Ai tha se të gjithë ata që u është mohuar statusi, ose e kanë ndonjë argument jo vetëm për vete por edhe për dikë që nuk ka qenë pjesë e luftës mund të raportojnë.

“Gjithë ata që mendojnë së u është mohuar statusi, kanë hasur në parregullsi, ose e dinë ndonjë rast për personat që ata njohin që janë pjesë e listës por që nuk kanë qenë në luftë kanë afat prej 30 ditësh t’i raportojnë gjitha ankesat e tyre”, tha Çeku, në këtë bisedë telefonike thënë portalit Lajmiri.com.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat