​Gjeneral Rama falënderon Turqinë për mbështetje të FSK-së

Kosova

​Gjeneral Rama falënderon Turqinë për mbështetje të FSK-së

Më: 26 mars 2015 Në ora: 14:49

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot, në ambientet e Ministrisë, shefin e Njësisë së Inteligjencës të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, kundër admiralin Sinan Surer.

Komandanti i FSK-së, me këtë rast e ka falënderuar kundër admiralin Sinan Surer dhe përmes tij Qeverinë e Turqisë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Turqisë për ndihmën e vazhdueshme që po japin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama në takimin me kundër admiralin Surer, biseduan edhe rreth bashkëpunimit në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, në të ardhmen.

Në fund, kundër admirali Surer premtoi vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen në mes të FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat