Islami: Institucionet e Kosovës e hëngrën karremin me AKS-në!

Kosova

Islami: Institucionet e Kosovës e hëngrën karremin me AKS-në!

Më: 21 mars 2015 Në ora: 11:34

Formimi i shpejtë i Asociacionit të Komunave Serbe (AKS) do të legalizoj autonomin për serbët në veri, kanë vlerësuar ekspertët e sigurisë. Sipas tyre Serbia po e mban Serbia të tensionuar veriun e Kosovës për interesa të veta.

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, thotë se, me Asociacionin e Komunave Serbe, rreziku është shumë i madh që do ti kanoset Kosovës, madje sipas tij, shteti i Kosovës do të jetë jofunksional dhe Serbia do jetë edhe më brenda Kosovës.

“Rreziku që i kanoset Kosovës nga ASK-ja nuk ka dilemë, me këtë shteti i Kosovës do të jetë jo funksional dhe si i tillë është shumë vështirë të mbijetoi, për shkak të obstruksioneve që do ti bojë Serbia përmes këtij asociacioni, pra Serbinë do ta kemi brenda territorit edhe ma shumë se sa që është për momentin”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se, për këtë Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme për pasojat dhe problemet që do të dalin lidhur me kompetencat e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Lidhur me kompetencat e ASK-së është lënë hapësirë për interpretim dhe se serbët janë në përparësi në raport me shqiptarët dhe se ata dalëngadalë po i realizojnë objektivat e tyre. Duhet të dimë se këtu kemi të bëjmë me kërkesën e serbëve të Kosovës, pra lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe, kjo tashmë është punë e kryer. Për këtë duhet të pyetën ata që pranuan në Kushtetutën e Kosovës që të futet aneks i veçantë dhe institucionet e Kosovës e kanë hëngër karremin e tash problemet do të shfaqen dhe më shumë”, vlerëson eksperti i sigurisë Avni Islami. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat