I rrahuri në protestat e janarit paralajmëron: Me ligj ose me kanun (Video)

Kosova

I rrahuri në protestat e janarit paralajmëron: Me ligj ose me kanun (Video)

Më: 21 mars 2015 Në ora: 11:25

Paralajmëron se do e lëshon Kosovën nëse nuk e identifikojnë policin që thotë se e rrahu në protestat e dhunshme të janarit. E kur të identifikohet ai, kërkon dënim për të, në të kundërtën thotë se do vepron vet, madje sipas Kanunit.

Ismail Gjikolli që ishte protestues, thotë se policët janë vet ata që kanë gjuajtur me gurë të parët në protestë.

"Kordoni policor ka qenë me maska, i dyti grup policor ka qenë afër tyre pa maska, të cilët vëzhgonin, gjuanin nga një gur dhe fshihnin dorën", ka thënë ai.

Ai kërkon dënim për policin që pretendon se e rrahu e edhe dëmshpërblim për lëndimet që iu shkaktuan.

Shpjegon si e rrahën, me çka dhe sa çfarë gjendje e sollën.

Gjikolli: 14 herë më ka sjellë me pendrek metali, e pastaj edhe shkelma

“Kur jam rrah unë ka qenë një pas gardhit të gjallë, te Teatri Kombëtarë tek dera ku hyn gardëroba. Nuk e kam pa, t’u mendu ku janë protestuesit, ky me ka sjellë, ka qenë vetëm me maicë veshur të kaltër dhe pantallona të policisë dhe pendrek( shkop) metali, më ka ra 14 herë............në kokë e kam prej atij, më kanë sjellë për me më myt...........masi më kanë godit shkelëm në ashtin e prapanicës, hala nuk muj me flejt, nuk muj, prej Teatrit deri poshtë te Kryqi i Kuq kurrë nuk ma kanë ndal dajakun( goditjet), ju garantoj me jetë, këta janë njerëz të SHIK-ut, të Hashim Thaçit”, thotë ai.

Madje videot kur e rrahën thotë se i ka fsheh SHIK-u.

Gjikolli thotë se nuk ka gjuajtur gurë drejt policisë dhe as nuk ka rezistuar kur po e arrestonin.

Tregon se ende po merr terapi dhe po ka probleme shëndetësore pas rrahjes që ia bënë në protestë.

“Krejt këto jam t’u i ble vet, që mbrëmë çka më kanë shkru, ju thash po du me dal meqë( mendesh). Gardianët e burgut janë kanë shumë të sjellshëm, çdo gjysmë ore kanë sjellë ndihmën”, thotë ai.

Ja çfarë paralajmëron Gjikolli nëse nuk veprojnë institucionet.

Gjikolli: Këta me Ligj ose unë me Kanun

“Ndash le t’i grahin këta me Ligj, ndash unë me Kanun të Lekë Dukagjinit........... nëse ju nuk e qitni qita, shkova azil, unë për këtë tokë kaj/qaj”, thotë ai.

Gjikolli përveç tjerash ka akuza edhe për QKUK-në.

Atë ditë kur e quan për tretman mjekësor, thotë se dikush me qëllim e largoi nga përdorimi Rengelin.

“E pjekshin çengelin, shtrafcigerin( kaçavidën) tak edhe e hjeke.........Rengeni unë kur jam fotografu çka ka pas ai me hjek kokën e Rengelit( rengenit)”, thotë ai.

I ofendon policët me fjalë të ndryshme por thotë se është për drejtësi në këtë vend.

Gjikolli thotë se nuk është aktivist i Vetëvendosjes por vetëm përkrahës i tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat