Lutfi Haziri: Jemi qeveri pa kravatë

Kosova

Lutfi Haziri: Jemi qeveri pa kravatë

Më: 21 mars 2015 Në ora: 08:04

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se qeveria e koalicionit PDK-LDK, në 100 ditshin e parë të punës, ka qenë e sfiduar me protesta të ashpra dhe kërkesa sindikale.

Pavarësisht këtyre, ai ka thënë se kjo qeveri është premtuese dhe shpresëdhënëse pasi, sipas tij, bashkon dy rivalët më të mëdhenj politikë në Kosovë. Haziri u është kundërpërgjigjur edhe kritikave të opozitës.

Ai në një intervistë dhënë Epokës së re ka thënë de qeveria Mustafa nuk është qeveri e pizhameve apo e muzgut, por është qeveri pa kravatë.

“Qeveria pa kravatë është qeveri e cila merret me problemet e qytetarëve dhe fokusohet 100 për qind në problemet e brendshme. Kur e them këtë, kjo ka të bëjë me territorin, sundimin e ligjit, të drejtave të shqiptarëve e minoriteteve dhe me të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, ka thënë Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat