Genc Prelvukajt i ‘djeg’ deklarata e presidentes kundër bashkimit kombëtar

Kosova

Genc Prelvukajt i ‘djeg’ deklarata e presidentes kundër bashkimit kombëtar

Më: 20 mars 2015 Në ora: 22:22

Reperi i njohur Genc Prelvukaj është ‘prekur’ shumë nga deklarata e presidentes së vendit Atifete Jahajga, e cila tha se ideja për bashkim kombëtar është ide e shekullit të kaluar.
Prelvukaj përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar presidentes me këto fjalë: “Nëse personalisht je kundër, shprehu më bute dhe potenco që është vetëm mendimi yt.Nëse për shkaqe politike obligohesh ta thuash këtë, atëherë bëje pa lënduar njerëz ose në fund të fundit bishtnoji pyetjes përmes një gjuhe politike”.

Lexoni postimin e plotë:

Une njoh shume njerez qe e deshirojne bashkimin me Shqiperine.
Une jam njeri prej tyre poashtu. Mes nesh ideja per nje shtet te bashkuar shqiptar eshte dhe do te jete e gjalle pergjate gjithe ketij shekulli. Nese personalisht je kunder, shprehu me bute dhe potenco qe eshte vetem mendimi yt. Nese per shkaqe politike obligohesh ta thuash kete, atehere beje pa lenduar njerez ose ne fund te fundit bishtnoji pyetjes permes nje gjuhe politike.
Te perkujtoj qe populli nuk eshte deklaruar permes referendumit mbi kete ceshtje keshtu qe kujdes, ju lutem shume.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat