Krasniqi: Në dasmën e huaj nuk kërcej

Kosova

Krasniqi: Në dasmën e huaj nuk kërcej

Më: 20 mars 2015 Në ora: 21:34

I pyetur nga një gazetë në vend, rreth deklaratave të ish ministrit Bajram Rexhepi, ku ky shprehet kritik për zhvillimet në PDK, ish sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Jakup Krasniqi, ka thënë se nuk dëshiron t’i komentoj deklaratat e të tjerëve.

Numri dy i Nisma për Kosovën, i pyetur për deklaratat e vona të ish ministrit Rexhepi, në parim e ka përkrahur atë, duke thënë më mirë vonë se sa kurrë, por pa dashur të komentoj më shumë.

“M’u kërkua që ta komentoj deklaratën e mbrëmshme te Bajram Rexhepit, të cilën ai e vlerësoi të vonshme. Unë i kam thënë më mirë vonë se kurrë. Gazetari ka kërkuar më shumë nga unë, por i kam thënë se ai e njeh gjendjen atje më mirë se unë dhe se unë nuk kam çka them tjetër. Pra nuk kam pasur asnjë arsyeje që ta komentoj deklaratën e Bajram Rexhepit. Pasi qëndrimi i im për PDK është publik dhe se në dasmën e huaj nuk dëshiroj të kërcej”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat